Po i nxit turizmi dhe blerja e apartamenteve, shqiptarët morën më shumë kredi në prill

Mbajtja e niveleve të ulëta të normave të interesit nga Banka e Shqipërisë, ecuria pozitive në sektorin e pasurive të paluajtshme por dhe zhvillimi i bujshëm i sektorit të turizmit, ka nxitur bizneset, por edhe qytetarët t’i drejtohen më shpesh bankave për kredi.
Kredia e marrë në muajin prill shënoi nivelin më të lartë për 2024. Sipas statistikave të Bankës Qendrore, kredia e re e dhënë nga 11 bankat tregtare në vend arriti vlerën e 34,2 miliardë lekëve. Një rritje me 50,6% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Ndikimin në rritjen e shpejtë të kreditimit e ka dhënë kategoria e institucioneve jofinanciare private. Bizneset dhe sipërmarrësit shqiptarë morën 78,4% më shumë kredi se e njëjta periudhë e një viti më parë, duke arritur kështu në 24,8 miliardë lekë në prill. Është nevoja për likuiditet, por dhe hapjesh zyrash të reja, që i orienton bizneset drejt huamarrjes në banka.
Nga ana tjetër, edhe individët morën më shumë kredi një muaj më parë. Kryesisht në lekë dhe me qëllim kryesor blerjen e apartamenteve, qytetarët morën 9,3 miliardë lekë ose 47,6% më shumë se prill 2023.
Në total për 4 muajt e parë të vitit bankat dhanë drejt bizneseve 82,9 miliardë lekë kredi, ndërsa për qytetarët 34 miliardë lekë.
/a.r
#nxit #turizmi #dhe #blerja #apartamenteve #shqiptarët #morën #më #shumë #kredi #në #prill
JavaNews