Aktualitet
Foda zbulon sot listën e të ftuarve për ndeshjet e qershorit

Trajneri i Kombëtares së Kosovës, Franco Foda, do të flas sot në një konferencë për media ku edhe pritet të publikohet lista e lojtarëve të ftuar për ndeshjet miqësore të muajit qershor.
Federata e Futbollit të Kosovës ka bërë të ditur gjithashtu se sot do të zhvillohet edhe seanca e parë stërvitore e Kombëtares së Kosovës në Kampin Nacional në Hajvali.
Konferenca për media do të mbahet në ora 14:00, ndërsa stërvitja në ora 17:00.
Ndryshe, Kosova do të përballet me Norvegjinë më pesë qershor “Ullevaal Stadion” në Oslo.
#Foda #zbulon #sot #listën #të #ftuarve #për #ndeshjet #qershorit
gazetablic.com