Aktualitet
Dy policë sulmohen fizikisht pas shqiptimit të një gjobe ndaj një burri në Prizren

Dy policë janë sulmuar fizikisht nga një burrë në Prizren.
Rasti ka ndodhur pasi zyrtarët policorë ia shqiptuan një gjobë për kundërvajtje në trafik. I dyshuari është arrestuar.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti pas shqiptimit të një gjobe për kundërvajtje në trafik, ka fyer dhe ka sulmuar fizikisht dy zyrtarë policorë meshkuj kosovarë. Gjatë arrestimit i dyshuari dhe zyrtarët policorë kanë pësuar lëndime dhe të njëjtit kanë pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thotë policia në raport.
#policë #sulmohen #fizikisht #pas #shqiptimit #të #një #gjobe #ndaj #një #burri #në #Prizren
gazetablic.com