Aktualitet

Gjykata i la babain në burg, e bija 17-vjeçare mbyll fushatën në Himarë

Himarë- Gjykata e Vlorës dha sot masën e sigurisë së arrestit me burg për Fredi Belerin, kandidatin e ‘Bashkë Fitojmë’ për bashkinë e Himarës.

Mediat greke i kanë kushtuar vëmendje arrestimit të Fredi Belerit, i cili mban edhe postin e nën kryetarit OMONIA. Ndaj tij është ngritur akuza e blerjes së votave për zgjedhjet vendore të 14 Majit.

You May Like

Vuani nga psoriaza? Bëjeni këtë të paktën dy herë në ditë

Gazeta Protothema, ka raportuar tubimin në qendër të Himarës, i planifikuar për mbylljen e fushatës zgjedhore. E në mungesë të Belerit, i cili vazhdon të mbetet në burg, fjalën e mori vajza e tij, Ermiona.

“Ne vendosim për të ardhmen më të mirë për vendin tonë. Tani ka ardhur koha për të ndryshuar gjithçka, ka ardhur koha për të sjellë të ardhmen më të mirë. Të gjithë kemi një arsye sepse Himara jemi ne”, tha vajza 17-vjeçare e Fredi Belerit. Të pranishëm ishim familjarë dhe mbështetës të Belerit.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button