Aktualitet
Policia konfiskon 2 mijë e 362 monedha dy euroshe në një market në Lipjan, dyshohet të falsifikuara

Policia e Kosovës ka njoftuar se në Lipjan janë konfiskuar 2 mijë e 362 monedha dyshe.
Vlera e dysheve që dyshohet se janë falsifikuar, arrin gati në 5 mijë euro.
Derisa, rasti është nën hetime.
“Raportohet se ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar 2362 monedha në vlerë nga 2 euro të cilat dyshohet që janë të falsifikuara. Paratë janë konfiskuar. Rasti nën hetime”, shkruhet në raportin e Policisë së Kosovës.
#Policia #konfiskon #mijë #monedha #euroshe #në #një #market #në #Lipjan #dyshohet #të #falsifikuara
gazetablic.com