Aktualitet

Juventus arrin marrëveshjen me portierin më të mirë të sezonit, rinovon edhe Cambiasso

Juventusi ka nisur punën për sezonin e ri, teksa në pritje të zyrtarizimit të Thiago Mottës në pankinë, drejtori sportiv Giuntoli është duke punuar për të sjellë në Torino edhe portierin më të mirë të sezonit 2023-2024 në Serinë A.

Bëhet fjalë për gardianin e Monzës, Michele Di Gregorio, i cili luan në nivele mjaft të larta prej tre sezonesh dhe ka tërhequr vëmendjen e shumë klubeve.

Megjithatë Giuntoli ka shfrytëzuar raportet e mira me Gallianin dhe palët kanë arritur marrëveshjen për transferimin e portierit për një shifër prej 20 milionë eurosh. Aktualisht Juventusi ka në organikë polakun Szczesny dhe italianin Mattia Perin, të cilët kanë kontratë deri në verën e 2025-ës.

Megjithatë Perin mund të lihet i lirë, pasi kërkohet nga Parma dhe e josh ideja e një sezoni si protagonist në Serinë A, ndërsa Szczesny pritet të qëndrojë në Torino dhe të alternohet me Di Gregorion deri sa t’i përfundojë kontrata.

Krahas merkatos, Giuntoli ka blinduar edhe mesfushorin polivalent Andrea Cambiasso, duke i rinovuar kontratën deri në verën e 2029-ës. Në sezonin e tij të parë me fanellën bardhezi, Cambiasso ka luajtur 32 ndeshje, duke mbuluar disa pozicione në fushë, teksa ka shënuar tre gola dhe asistuar 6 të tjerë.

Deri në verën e 2026-ës ka rinovuar edhe mbrojtësi Daniele Rugani, i cili do të luajë shanset e tij nën drejtimin e Thiago Mottës…



#Juventus #arrin #marrëveshjen #portierin #më #të #mirë #të #sezonit #rinovon #edhe #Cambiasso
gazetablic.com

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button