Aktualitet
Gjendet burri që ishte zhdukur para dhjetë ditësh në Prizren, Policia jep detaje

Policia e Kosovës ka njoftuar se është gjetur personi që ishte raportuar i zhdukur më 15 maj në Prizren.
Sipas Policisë, gjendja e tij shëndetësore është e mirë dhe i njëjti është kthyer tek familja e tij.
“Malësi e Re, Prizren 15.05.2024 – Koha e panjohur. Me datë 23.05.2024 rreth orës 18:20 është gjetur personi mashkull kosovar i cili më herët kishte qenë i raportuar si i zhdukur, gjendja shëndetësore e tij raportohet të jetë e mirë. I njëjti është kthyer tek familja e tij”, thuhet në raport.
#Gjendet #burri #që #ishte #zhdukur #para #dhjetë #ditësh #në #Prizren #Policia #jep #detaje
gazetablic.com