Po xhironte një video live në instagram, reperi amerikan vret veten aksidentalisht

Rylo Huncho, një reper amerikan, vdiq javën e kaluar në një mënyrë tragjike pasi qëlloi veten në kokë teksa ishte duke realizuar një video live, sipas mediave amerikane.
Siç shihet edhe në video, e cila është postuar në disa rrjete sociale, muzikanti 17-vjeçar ishte duke filmuar në Instagram kur ndodhi ngjarja fatale.
Adoleshenti luan me një armë dhe në një moment i çaktivizon sigurinë, e drejton në kokë dhe një lazer jeshil e shënjon. Papritur dëgjohet një e shtënë dhe kamera i shpëton nga duart teksa përfundon video.
Reperi 17-vjeçar u gjet i vdekur në Suffolk, Virxhinia, SHBA më 15 maj, konfirmoi policia. Autoritetet thanë se ai vdiq nga një “plagë aksidentale me armë zjarri”. Policia nuk e ka konfirmuar emrin e djalit të vdekur.
Megjithatë, një ditë pas vdekjes së Rylo Huncho, një faqe GoFundMe u krijua për të ndihmuar në mbulimin e shpenzimeve të funeralit dhe për të ofruar mbështetje për familjen e tij.

Deri më tani ai ka marrë tashmë 85 donacione që arrijnë në më shumë se 2,500 dollarë, nga objektivi prej 15,000 dollarësh i vendosur nga familja e tij.
#xhironte #një #video #live #në #instagram #reperi #amerikan #vret #veten #aksidentalisht