E rëndë në Kavajë, 15-vjeçarja denoncon të atin në polici: Babai ka kryer marrëdhënie seksuale me mua për 4 vite me radhë

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Kavajë.
Një baba 48-vjeçar është arrestuar këtë të martë, pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me vajzën e tij të mitur, në mënyrë të përsëritur.
“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë, pas kallëzimit nga një shtetase 15 vjeçe, se babai i saj kishte kryer marrëdhënie seksuale me të, gjatë 4 viteve të fundit, menjëherë kanë organizuar punën për verifikimin e këtij kallëzimi dhe arrestimin e autorit. Si rezultat i veprimeve të para hetimore, u vu në pranga shtetasi B. R., 48 vjeç, banues në Golem, për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur”, njofton policia.
Vijon puna hetimore për dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.
#rëndë #në #Kavajë #15vjeçarja #denoncon #të #atin #në #polici #Babai #kryer #marrëdhënie #seksuale #mua #për #vite #radhë