Aktualitet
Dyshohet se ka abuzuar seksualisht vajzën e tij 15-vjeçare, arrestohet 48-vjeçari në Golem

Një 48-vjeçar në Kavajë është vënë në pranga pasi dyshohet të ketë kryer marrëdhënie seksuale me vajzën e tij të mitur, në mënyrë të përsëritur.
Siç bëhet e ditur, 48-vjeçari është kallëzuar në polici nga vajza e tij 15-vjeçare. Sipas dëshmisë së saj, i ati e ka abuzuar për katër vjet rresht.
Babai i vajzës, Bledar Rako, banues në Golem, u vu në pranga për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur”, shkruan A2Cnn.
#Dyshohet #abuzuar #seksualisht #vajzën #tij #15vjeçare #arrestohet #48vjeçari #në #Golem
gazetablic.com