Presidentja Vjosa Osmani feston sot ditëlindjen, mbush 42 vjet

Presidentja Vjosa Osmani feston sot ditëlindjen e 42’të. Ajo është presidentja e gjashtë e vendit.
Osmani është zgjedhur president më 4 prill të vitit 2021, pasi më parë ka shërbyer si Kryetare e Kuvendit të Kosovës. Osmani ka qenë deputete e Kuvendit të Kosovës në pesë legjislatura.
Ajo ka lindur më 17 maj të vitit 1982 në Mitrovicë, ku edhe e ka përfunduar shkollën fillore dhe të mesme. Studimet universitare i ka përfunduar në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës dhe ka magjistruar dhe doktoruar në të drejtën ndërkombëtare në Universitetin e Pitsburgut në Pensilvani, Shtetet e Bashkuara.
Nga viti 2006 deri në vitin 2010, Osmani ka qenë Shefe e Kabinetit të Presidentit Fatmir Sejdiu dhe Këshilltare e Lartë për Çështje Juridike dhe Ndërkombëtare, si dhe ka përfaqësuar Presidentin në Komisionin që hartoi Kushtetutën e Republikës së Kosovës. Ajo gjithashtu ka qenë në ekipin që përfaqësoi Kosovën para Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë në rastin historik në lidhje me shpalljen e pavarësisë së Kosovës.
Osmani është e martuar me Prindon Sadriun dhe kanë dy vajza binjake Anda Elisa Sadriu dhe Dua Tiara Sadriu. Presidentja Osmani dhe familja e saj jetojnë në Prishtinë.
#Presidentja #Vjosa #Osmani #feston #sot #ditëlindjen #mbush #vjet
gazetablic.com