Aktualitet

“Qytetarët është dashur të kallëzohen të vëmendshëm”, Kastrati thotë se për shtyrje të afatit për regjistrim vendos Qeveria

Drejtori i Agjencisë së Statistikave të Kosovës, Avni Kastrati në lidhje me kërkesën për shtyrjen e afatit për regjistrim të popullsisë ka thënë se nuk vendosin ata, por Qeveria e Kosovës.

Ai ka thënë se qytetarët është dashur të tregohen më të vëmendshëm.

Tutje, ai tha se janë duke i shqyrtuar ankesat dhe do të dalin me një njoftim.

“Nuk e di, nuk vendoset nga ne, por nga Qeveria. Jemi në një takim në ASK-së që po e mbajmë me zyrtarë tanë, nuk jemi me Qeverinë. E kemi bërë gjashtë javë nga dy javë që ka qenë, qytetarët e kanë obligim me qenë të vëmendshëm…Regjistrohen ata, e kanë për detyrë, me u regjistru”, ka thënë ai.

Teve1.info ka dërguar pyetje edhe në drejtim të Qeverisë së Kosovës dhe është në pritje të një përgjigje zyrtare.

Ndryshe, sot përfundon procesi i regjistrimit të popullsisë, ekonomive familjare dhe banesave, që ka nisur më 5 prill.

Rezultatet preliminare të regjistrimit pritet të publikohen brenda tre muajve.

Sipas Ligjit për regjistrimin e popullsisë, ekonomive familjare dhe banesave, çdo person mund të gjobitet nga 30 deri në 2 mijë euro, nëse refuzon t’i japë informacionet e kërkuara nga regjistruesi. Këtu nuk përfshihen informacionet mbi përkatësinë etnike dhe fetare, të cilat nuk janë të detyrueshme.

Regjistrimi i popullsisë ishte planifikuar të zhvillohej në vitin 2021, por u shty për shkak të pandemisë COVID-19./teve1



#Qytetarët #është #dashur #të #kallëzohen #të #vëmendshëm #Kastrati #thotë #për #shtyrje #të #afatit #për #regjistrim #vendos #Qeveria
gazetablic.com

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button