Aktualitet

Luis Enrique i mërzitur: Një moment i trishtuar që po e përjetojmë

Luis Enrique u shfaq në zonën mikse të Parc des Princes për të analizuar eliminimin e PSG-së.

“Është një moment i trishtuar që po përjetojmë. Në sport, kur humbet në këtë mënyrë dhemb shumë. Është koha për të uruar Borussia Dortmundin sepse ata kanë pasur një angazhim të madh,” filloi duke vlerësuar Lucho, transmeton Sport.

Së fundi, ai siguroi se kjo do t’i ndihmojë ata në të ardhmen dhe inkurajoi Borussia Dortmundin . “Është gara e të fortëve. Askush nuk e kishte nënvlerësuar Dortmundin. Askush që di për futbollin. Rezultatet janë ato që janë dhe u uroj atyre më të mirën në finale sepse kanë të njëjtat mundësi si finalisti tjetër,” tha ai.

/ Sport/



#Luis #Enrique #mërzitur #Një #moment #trishtuar #që #përjetojmë
gazetablic.com

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button