Sot mësohet finalisti i dytë i Ligës së Kampionëve, Real Madrid dhe Bayern Munich luftojnë për finalen e madhe

Sot (e mërkurë) është në orar për t’u zhvilluar ndeshja kthyese e fazës gjysmëfinale, ku Real Madridi dhe Bayern Munichu luftojnë për një vend në finale.
Real Madridi është nikoqir i Bayern Munichut në ndeshjen e cila pritet të zhvillohet në “Santiago Bernabeu” me fillim nga ora 21:00.
Ekipi i Carlo Ancelottit synon fitoren dhe një vend në finale, pasi mori rezultat pozitiv, barazim në Mynih.
Në anën tjetër, ekipi i Thomas Tuchelit gjithashtu luan vetëm për fitore pasi dëshiron të rikthehet në finale pas katër vitesh.
Finalisti i sotëm do t’i bashkohet Borussia Dortmundit në finalen e 2 qershorit, pasi gjermanët eliminuan Paris-Saint-Germain.
Pick the winner of the second semi-final tie and crown your overall winners ⬇️#UCL || #UCLbracket
— UEFA Champions League (@ChampionsLeague) May 7, 2024
#Sot #mësohet #finalisti #dytë #Ligës #së #Kampionëve #Real #Madrid #dhe #Bayern #Munich #luftojnë #për #finalen #madhe
gazetablic.com