Lajçak në Washington: Pata një takim produktiv me Escobarin

I dërguar i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka takuar të dërguarin amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, me të cilin tha se ka pasur diskutime të thella.
Lajçak duke e quajtur takimin si produktiv është shprehur se pret me padurim edhe biseda tjera pasuruese me të.
“Sapo arrita në ShBA. Patëm një takim shumë produktiv me të dërguarin special të SHBA-së, Escobar, duke u zhytur në disa diskutime të thella. Pres me padurim biseda të tjera pasuruese gjatë qëndrimit tim këtu”, ka shkruar ai në platformën X.
Just arrived in 🇺🇸. Had a very productive meeting with US special envoy Escobar, diving into some in-depth discussions. Looking forward to other enriching conversations during my stay here. pic.twitter.com/upcZHTb3x7
— Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) May 7, 2024
#Lajçak #në #Washington #Pata #një #takim #produktiv #Escobarin
gazetablic.com