Aktualitet
8 vjet në UEFA, ky është mesazhi i kryetarit Agim Ademi

Sot janë bërë 8 vjet që nga pranimi i Kosovës në shtëpinë e futbollit të Europës, UEFA.
Presidenti i FFK-së, Agim Ademi ka shkruar një mesazh në lidhje me përvjetorin e 8-të.
“Kalimi i kësaj sfide nuk ishte i lehtë, mirëpo mes emocioneve përplot tension e ankth gjatë punimeve të këtij kongresi, në fund fitoi e drejta – fitoi Kosova”
“Që nga ajo ditë, zhvillimi e sukseset kanë shënuar rritje të vazhdueshme. Klubet tona kanë demonstruar vlerat e tyre në arenën ndërkombëtare, duke na bërë krenarë me përfaqësimin dinjitoz. Niveli i ligës është rritur dukshëm dhe jemi ndër kampionatet më të vlerësuara në rajonin tonë”, shkruhet në mesazhin e Agim Ademit.
#vjet #në #UEFA #është #mesazhi #kryetarit #Agim #Ademi
gazetablic.com