Aktualitet

Rritja e paundit me 40%/ Hoxha: Janë prurjet e Ekuadorit

Valuta e huaj në tregun shqiptar është rritur vitet e fundit edhe për monedhat e tjera. Në kursin e këmbimit valutor gjatë vitit të shkuar janë konvertuar 1.943 miliard dollarë dhe 114 milion paund. Afërsisht 500 milion dollarë më shumë janë konvertuar në tregun e këmbimit valutor vendas se në vitin 2021 duke rritur fluksin për këtë monedhë me 25%. Investimet e ardhura nga SHBA në vitin 2022 arritën vlerën e 170 milion dollarëve, kundrejt 40 milion dollarëve që ishin në vitin 2021, por edhe në këtë pikë ekspertët thonë se mund të ketë faktorë të pashpjegueshëm të ekonomisë informale.

“Grupet kriminale në Amerikën Latine punojnë me dollarë dhe kjo ka rritur fluksin dhe të kësaj monedhe. Në tregtinë e jashtme pjesa e luanit janë shkëmbimet me vendet europiane.” thotë gazetari Artan Hoxha.

“Diku te 2-3% e turistëve janë nga SHBA, pjesa dominuese nga Europa.” thotë Zak Topuzi nga Shoqata e Turistëve.

Tregtia e jashtme me vendet që përdoret monedha e dollarit amerikan shënoi vlerën e 800 milion dollarëve gjatë vitit 2022 dhe 225 milion dollarë të tjera hynë përmes sektorit të turizmit. Por sërish, afro 300 milion dollarë të tjera nuk mund të justifikohen me kanalet e ekonomisë formale.

“Prezenca e shqiptarëve në Amerikën Latine, në Ekuador, në Bolivi është shumë e madhe dhe sasitë janë bërë sasi të mëdha. Në Ekuador përdoret dollari amerikan dhe aty blerjet bëhen me dollarë. Një pjesë e mirë e organizatave kriminale u vendosën në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe aty edhe pse monedha zyrtare është dirani, në masë përdoret dollari.” thotë gazetari Artan Hoxha.

Vlera në treg e dollarit amerikan është dobësuar pa patur ndikim nga faktorët e tregut të jashtëm. Dollari ka patur një trend të paluhatshëm ndaj monedhës europiane, ndërsa në kursin e këmbimit vendas vlera e tij ka arritur në kuotën e 101 lekëve, duke u zhvlerësuar me 7 lekë nga dhjetori i vitit të shkuar, periudhë kur nisi stabilizimin me euron në tregjet financiare ndërkombëtare.

“Për vitet në vazhdim dollari do të jetë prezent sepse do të bëhet investimi në Marinën e Durrësit që synon të transferojë paratë e grupeve shqiptare që ndodhen në Dubai. Paratë aty janë kryesisht në dollarë dhe janë paratë e grupeve të mëdhenj që merren me trafikun e kokainës në Amerikën Jugore dhe janë të stacionuar në Dubai.” sqaron gazetari Artan Hoxha.

Leku është fuqizuar jo vetëm përballë euros dhe dollarit por edhe kundrejt paundit britanik. Sasia e qarkullimit të stërlinës angleze është shtuar ndjeshëm gjatë dy viteve të fundit. Në vitin 2021 në tregun e këmbimit valutor vendas janë këmbyer 99 milion paund dhe vitin e shkuar 114 milion. Krahasuar me mesataren historike të flukseve të këmbimit të kësaj monedhe që kanë qënë në vlerat 70 milion, rritja është me 40%, duke shënuar ritmin më të lartë të rritjes ndaj të gjitha valutave të konvertuara në treg. Faktorët janë formalë dhe informalë, por ata lidhen më shumë me valën e emigracionit të shqiptarëve në ishullin e Britanisë së Madhe, se me rritjen e volumeve tregtare dhe investimeve.

“Nuk është se Shqipëria ka fluks të lartë shkëmbimesh tregtare me Britaninë e Madhe që të ketë një kërkesë për këtë monedhë, nuk kemi investitorë të huaj direktë në sasi kaq të mëdha kapitali nga andej për në Shqipëri.” thotë Artan Gjergji, ekspert për tregjet financiare.

“Dërgesat e tyre për në Shqipëri janë të larta. Ata vijnë dhe vetë për pushime, por dhe investojnë dhe në blerjen e banesave dhe shtëpive të pushimit dhe kjo ka rritur prezencën e paundit në treg.” thotë gazetari Artan Hoxha.

Eksporti me Britaninë e Madhe u rrit me 10 milion paund gjatë vitit të shkuar, ndërsa investimet e huaja me 4 milion paund. Të dy këta sektorë që sjellin paundin në Shqipëri nuk mund të shpjegojnë dot 100 milion të tera se nga cilët kanale kanë depërtuar në tregun vendas.

“Duke qënë se kemi diasporë të re në Britani të Madhe besoj se burimi i këtij paundi është nga kjo diasporë. Sa vjen si diferencë nga punët e ndershme dhe informale kjo është e vështirë të kuptohet sepse na mungojnë statistikat.” thotë Artan Gjergji, ekspert për tregjet financiare.

“Kanë qënë një pjesë e rëndësishme e turistëve që kanë ardhur në vitin 2020 dhe 2021 gjatë periudhës së pandemisë kur Europa mbylli dyert.” thotë Zak Topuzi nga Shoqata e Turistëve.

Vlera e monedhës britanike ishte 146 lekë në tregun e këmbimit valutor vendas në janar të vitit të shkuar, ndërsa sot është zhvlerësuar në 127.5 lekë. Rënia me 18.5 lekë është më e larta në tregun valutor vendas, duke ia kaluar edhe euros që është zhvlerësuar me 9% apo dollarit me 7%. Paundi është dobësuar me 15% në harkun kohor të një viti.

“Shqiptarët në Angli u rritën në marrjen në kontroll të atij që quhet krimi i vogël, krimi lokal. U rrit numri i shqiptarëve që shkojnë në Angli që paguhen në paund dhe u rritën dhe pagesat që bëhen ndaj tyre në fushën e krimit që po ashtu paguhen në paund.” thotë gazetari Artan Hoxha.

Edhe këtë vit flukset e valutave të huaja mbeten të larta. Në total për periudhën janar – prill janë konvertuar 597 milion dollarë dhe 25.2 milion paund, por rritjen më të lartë të flukseve e dominon euro, e cila ka vendosur në vështirësi të madhe tre sektorët më të rëndësishëm që mbajnë ekonominë e vendit: prodhuesit, eksportuesit dhe turizmin.

Marrë nga MCN

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button