Ndërtimet pa leje në Patok, arrestohet drejtori i IMT-së Kurbin, pezullohen të gjithë inspektorët

Një hetim i nisur për ndërtimet pa leje në zonën e Patokut por edhe abuzimet me gërryerjen e shtratit të Lumit Mat dhe marrjes së inerteve në mënyrë të paligjshëm ka vënë në pranga drejtorin e IMT në Kurbin si dhe ka çuar në pezullimin e të gjithë inspektorëve.
Hetimet u kryen nga prokurori Sabri Kastrati, ku dyshohet se drejtori i IMT Kurbin dhe inspektorët akuzohen për shpërdorim detyre pasi nuk kanë vepruar duke lejuar ndërtimet pa leje.
Gjithashtu masa “arrest shtëpie” është dhënë edhe për drejtorin e postës, Flor Gjini, i cili më herët ka mbajtur postin e ish drejtorit të IKMT-së Lezhë.
Nuk dihen ende detaje te tjera nga operacioni, ndërsa vijojnë hetimet për zbardhjen e abuzimeve të bëra në Inspektoratin Vendor të Mbrojtjes së Territorit në Bashkinë e Kurbinit.
/a.r
#Ndërtimet #leje #në #Patok #arrestohet #drejtori #IMTsë #Kurbin #pezullohen #të #gjithë #inspektorët
Java News