Aktualitet

Shtegu Theth-Valbonë mbyllet deri në fund të majit, Kumbaro zbulon arsyen

Shtegu Theth-Valbonë do të qëndrojë i mbyllur për vizitorët, deri në fund të muajit maj. Ministrja e Turizmit, Mirela Kumbaro ka zbuluar se disa pjesë të Qafës së Valbonës qëndrojnë të ngrira deri vonë, çka i bën shumë të rrezikshme.

Për të gjithë të pasionuarit e ecjes në natyrë dhe ngjitjes së majave:   Deri në fund të muajit maj shtegu “Theth-Valbonë”  do të qëndrojë i mbyllur për vizitorët, për arsye se disa pjesë të Qafës së Valbonës qëndrojnë të ngrira deri vonë, çka i bën ato shumë të rrezikshme.

Drejtojuni gjithmonë udhërrëfyesve të certifikuar për të organizuar në mënyrë të sigurt ecjet tuaja në natyrë”, shkruan Kumbaro në rrjetin social Facebook.

/a.r

#Shtegu #ThethValbonë #mbyllet #deri #në #fund #të #majit #Kumbaro #zbulon #arsyen
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button