E zhgënjyer nga Timo Flloko!” Gazetarja rrëfen ç’ndodhi në xhirime…

Rezarta Reçi, gazetarja e njohur edhe si “peshku i kuq” ka rrëfyer në “Profil” në Euronews Albania, se ajo ka intervistuar plot 750 personazhe.
Duke treguar disa nga intervistat më mbreslënëse, ajo tha se ishte paksa e zhgënjyer nga ajo e zhvilluar me Timo Fllokon.
“E zhgënjyer paksa se emisioni ka dalë shumë i bukur, kam mbetur me Timo Fllokon, i cili më në fund u kandis që do vinte e do xhironim. Ishte shumë korrekt, por në momentin që u takuam, ai fitoi një ngërç, që unë e kuptova.
Ishte mirë të mos e bënim atë ditë, mirëpo edhe Timo vetë tha do e bëjmë sot, vetëm më prisni 10 minuta. Nuk ishte në formë, as fytyra nuk i shkëlqente, shkoi disa herë në tualet për t’u freskuar. E kemi filluar takimin me të në 11 dhe e kemi mbaruar në orën 3 të drekës, sepse ai nuk erdhi në formë dhe kur ikëm, operatori tha “Rezi sa jem lodhur me këtë”. Ishte e çuditshme se Timo e kishte me qejf, por kështu ndodhi”,-tha Rezarta Reçi.
#zhgënjyer #nga #Timo #Flloko #Gazetarja #rrëfen #çndodhi #në #xhirime
Java News