Mbytet në brigjet greke varka me emigrantë, raportohet për disa të zhdukur dhe 1 viktimë

Një varkë me emigrantë është mbytur në brigjet e ujërave greke, në Samos, ku janë zhdukur 4 persona.
Sipas Protothema, mësohet se Autoriteti Portual është duke u zhvilluar në zonën detare të Karlovasit, Samos, kërkimet për gjetjen e katër personave të zhdukur, ndërsa raportohet se një është gjetur i pajetë dhe janë shpëtuar 25 të tjerë.
Sipas informacioneve të para, skafi ishte nisur nga bregu turk, ndërsa emigrantët që u shpëtuan u transportuan shëndoshë e mirë në Vathi në Samos.
Që në momentin e parë që varka u raportua se po mbytjej, ka pasur persona që kanë notuar për në tokë, njëri prej tyre ishte edhe personi që u nxor pa jetë.
Personat e shpëtuar janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe janë transferuar në portin Vatheos.
Megjithatë, kërkimet për të pagjeturit vijojnë nën koordinimin e EKSED-it me një helikopter të forcave të Frontex-it, një roje shpëtimi dhe një mjet patrullimi të LS-EL.AKT.
#Mbytet #në #brigjet #greke #varka #emigrantë #raportohet #për #disa #të #zhdukur #dhe #viktimë
Java News