Skuadrat e derbit të sotëm Partizani-Tirana Ekipet vlejnë 11 milionë euro!

Partizani do të mbyllë sot përgatitjet për derbin kundër Tiranës, nesër në orën 19:00 në stadiumin “Air Albania”. Klubi i kuq gjatë kësaj jave ka vendosur të heshtë, duke mos dhënë asnjë deklaratë publike për mediat, si dhe duke mbyllur të gjitha stërvitjet.
Fitorja kundër Dinamos ishte një sinjal i mirë, por kaq nuk mjafton. Drejtuesit duan minimalisht vendin e dytë, që shihet si një objektiv i kapshëm, por që kalon nga derbi. Një barazim do të ishte rezultat i pranueshëm, teksa fitorja do të ishte përmbyllja e një mbrëmjeje perfekte dhe nisja e “sprintit” për te titulli kampion.
PLANI I SHEHIT – Mungesa e vetme për ndeshjen e nesërme është ajo e David Atanaskoskit, duke pasur parasysh se Bytyçi mungon që nga nëntori dhe i duhet ende kohë për rikuperim. Maqedonasi u ndëshkua me karton të verdhë kundër Dinamos dhe plotësoi numrin e katër ndëshkimeve duke u pezulluar për derbin. Në kampin e kuq rrezikonin edhe pesë lojtarë të tjerë, por ia dolën të mos ndëshkohen dhe të jenë të gatshëm për Tiranën.
#Skuadrat #derbit #të #sotëm #PartizaniTirana #Ekipet #vlejnë #milionë #euro
Java News