Aktualitet
Policia u gjeti heroinë dhe 70 mijë euro, arrestohen dy shqiptarët në Milano

Një 36-vjeçar shqiptar dhe një tjetër 46 vjeç kanë rënë në prangat e policisë në Milano. Efektivët gjetën në garazhin e tyre 5.2 kilogramë heroinë.
Disa blloqe droge ishin mbuluar me soppressata kalabreze dhe të mbushura me vakum.
Pas zbulimit të heroinës, policia ka kontrolluar shtëpinë e të dy të dyshuarve dhe ka gjetur kartëmonedha me vlerë prej 70 mijë eurosh.
Shqiptarët u arrestuan me akuzën e posedimit me qëllim tregtimin e lëndëve narkotike.
/a.r
#Policia #gjeti #heroinë #dhe #mijë #euro #arrestohen #shqiptarët #në #Milano
Java News