Aktualitet
VIDEO/ Shpërthen një furgon me bombola oksigjeni në qendër të Milanos, përfshihen nga flakët disa makina dhe ndërtesa

Një furgon me bombola oksigjeni ka shpërthyer në qendër të Milanos. Një zjarr masiv në zonën e Porta Romana, disa makina kanë marrë flakë, duke përfshirë edhe disa ndërtesa.
Një shkollë u evakuua si masë paraprake. Në vendngjarje kanë shkuar forcat zjarrfikëse, policia lokale dhe një ambulancë. Një kolonë e gjatë tymi të zi është e dukshme midis ndërtesave.
Flakët kanë përfshirë edhe një farmaci ngjitur dhe apartamente në një ndërtesë aty pranë. Karabinierët rrethuan zonën.