Aktualitet

“Ndërtime, apartamente me qira e biznese në Dubai”/ Gazetarja zbardh skemën dhe del me deklaratën ‘bombë’: Krimi Ekonomik do hetojë pasuritë e shqiptarëve në kërkim ndërkombëtar

Gazetarja Anduena Llabani shprehet se shqiptarët kanë parajsa në Ekuador dhe Dubai, ku në këtë shtet zotërojnë prona, apartamente dhe biznese të konsoliduara.

Ajo shton se autoritetet në Dubai kanë ngritur një njësi të Krimit Ekonomik që do verifikojë pasuritë e shqiptarëve dhe si janë përfituar ato.

Shqiptarët kanë parajsat e tyre në Dubai dhe në Ekuador. Shqiptarët i ke në Ekuador, i ke në Dubai, ku kanë parajsa fiskale edhe pse ky vend ua jep këtë mundësi që mos japin llogari apo mos mbartin detyrime financiare për pasuritë. Shqiptarët sot në Dubai kanë ndërtime, apartamente që i japin me qira, biznese të konsoliduara. Madje në një bisedë me një zyrtar të lartë të Policisë së Shtetit, që është në kërkim të personave kontingjent penal që jetojnë kryesisht në Dubai, arritëm të mësojmë që tashmë duke ditur rrezikshmërinë apo numrin e shumtë të shqiptarëve që strehohen në Dubai, autoritetet në Dubai janë vënë në dijeni për këtë, madje është ngritur një strukturë që quhet Krim Financiar për të parë se ku dhe si janë investuar këto para. Fakti që në Shqipëri vjen DEA, që një shtet që ka një ligj të garantuar për të gjithë, dhe kalon sanksionin për shtetasit e huaj, në rastin e shqiptarëve është ngritur një strukturë, një Krim Ekonomik, që do verifikojë pasuritë e shqiptarëve të vendosura në vitet e fundit dhe si ato janë përfituar. Priten rezultatet e para të verifikimeve dhe shumë shpejt do kemi informacione që do vijnë në zyrat e Ministrisë së Brendshme. Nuk ka shtet dhe vend që nuk kërkon si këto para vijnë, si investohen. Ka një listë të emrave të shqiptarëve, kontingjent, janë persona të shpallur në kërkim. Persona të shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje dhe gjëra të rënda”.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button