Kush është politikani më i devotshëm? Ahmed Kalaja bën batutën epike

Përgjigja e imamit Ahmed Kalaja kur u pyet se kush është politikani më i devotshëm në Shqipëri ka qenë epike dhe do ju bëjë të qeshni.
Ndërsa ishte në studion e “Quo Vadis” të moderatores Pranvera Borakaj në Vizion Plus, Imami kalaja la të kuptohej se asnjë nga politikanët shqiptarë nuk është i devotshëm.
Për të vijuar më tej batutën e tij ai tregoi edhe një barcaletë, e cila tregonte më shumë për marrëdhënien e politikës me besimin dhe ndershmërinë.
Pjesë nga biseda:
Pranvera Borakaj: Cili është politikani më i devotshëm?
Ahmed Kalaja: Pse ka? Si tha ai, kalova pranë një varri dhe pashë: “këtu prehet një politikan i ndershëm”, dhe thashë qenkan varros dy veta.
/a.r
#Kush #është #politikani #më #devotshëm #Ahmed #Kalaja #bën #batutën #epike
Java News