Aktualitet
Tifozët e Real Madridit tallen me Xavin, brohorasin: ‘Mos u largo nga Barça!’

Barcelona u mposht nga Real Madridi në Bernabeu me rezultatin 3-2, për të humbur kështu ndjeshëm gjasat për titullin kampion në La Liga.
Tifozët e Real Madridit vendosën të ngacmojnë ata të Barçës para fillimit të ndeshjes, duke brohoritur për trajnerin Xavi.
Një pjesë e tifozëve vendas kanë brohoritur: ‘Xavi, qëndro! Xavi qëndro!’.
44-vjeçari ka njoftuar më parë vendimin e tij për t’u larguar nga katalanasit në fund të sezonit. Barcelona po përpiqet ta bindë atë të rishqyrtojë mendimin.
Tifozët e Real Madridit në formë shakaje kanë kërkuar qëndrimin e tij, pas rezultateve negative këtë stinor.
/ Sport/
#Tifozët #Real #Madridit #tallen #Xavin #brohorasin #Mos #largo #nga #Barça
gazetablic.com