Aktualitet
Përplasen në ajër dy helikopterë ushtarakë

Të paktën 1 person humbi jetën, ndërsa 7 të tjerë rezultojnë të zhdukur, nga rrëzimi i dy helikopterëve ushtarakë në Japoni. Ngjarja ndodhi orët e vona të së shtunës, në rrethana momentalisht të paqarta.
Ministri japonez i Mbrojtjes, Minoru Kihara, tha se helikopterët patrullues SH-60K humbën kontakt në lindje të Torishima. “Ato u gjetën pranë njëri-tjetrit, duke përforcuar mundësinë se u rrëzuan pasi u përplasën me njëri-tjetrin”, tha Kihara.
Helikopterët po bënin stërvitje anti-nëndetëse, pranë Torishima, në grupit e largët të ishujve Izu.
/a.r
#Përplasen #në #ajër #helikopterë #ushtarakë
Java News