Vuçiq arrin në New York, të hënën ballafaqohet me Osmanin në OKB

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq ka arritur në New York, ku të hënën do të ballafaqohet me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani në seancën e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.
Në këtë takim, do të prezantohet raporti i rregullt gjashtëmujor i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së Antonio Guterres për punën e UNMIK-ut.
Sipas një njoftimi të presidencës së Kosovës, Osmani ditën e shtunë ka udhëtuar për në Amerikë.
“Në seancën e KSKB-së, Presidentja Osmani pritet të flasë për progresin, zbatimin e reformave, të drejtat e njeriut, demokracinë, sundimin e ligjit si dhe fusha të tjera me rëndësi për Kosovën. Presidentja poashtu do të flasë për domosdoshmërinë për drejtësi për krimet e kryera nga Serbia në Kosovë”, u tha në këtë njoftim.
Gjatë qëndrimit në New York, shefja e shtetit të Kosovës pritet të takohet e koordinohet me disa nga përfaqësuesit e përhershëm të shteteve mike në Kombe të Bashkuara.
Takimi i KS të OKB-së për Kosovën do të mbahet të hënën në ora 16:00, sipas kohës lokale të Kosovës.
#Vuçiq #arrin #në #York #të #hënën #ballafaqohet #Osmanin #në #OKB
gazetablic.com