Messi i jashtëzakonshëm, shënoi dy gola dhe dhuroi një asistim në fitoren e Inter Miami

Lionel Messi shënoi dy gola dhe ka bërë një asistim në fitoren e Inter Miami ndaj Nashville SC me rezultatin 3-1 të shtunën në mbrëmje.
Messi pati ndeshjen e tij të dytë me dy gola në MLS pasi shënoi dy kundër Orlandos më 2 mars. Ai ka një gol ose asist në secilën nga gjashtë ndeshjet e ligës që ka luajtur këtë edicion, përcjell Sport.
Edhe Sergio Busquets shënoi golin e tij të parë me Miami që kur u bashkua me ish-bashkëlojtarin e Barcelonës Messi verën e kaluar.
Me këtë fitore, Inter Miami ndodhet në vendin e parë në tabelë me 18 pikë pas 10 xhirove të para.
/ Sport
Lionel Messi vs Nashville
Exceptional once again. 🇦🇷👑pic.twitter.com/ouzVPi8LhD
— Stop That Messi (@stopthatmessiii) April 21, 2024
#Messi #jashtëzakonshëm #shënoi #gola #dhe #dhuroi #një #asistim #në #fitoren #Inter #Miami
gazetablic.com