E gjeti kuletën me më shumë se 300 euro në të, qytetari në Ferizaj e dorëzon në Polici

Policia në Ferizaj ka njoftuar se dje një qytetar atje ka gjetur një kuletë me para dhe e ka dorëzuar në polici.
“Me datën 20.04.2024 qytetari nga Ferizaj z. A.Zejnullahu në Ferizaj ka gjetur një portofol me para të humbura. Ai menjëherë ka njoftuar policinë dhe portofolin e gjetur e ka dorëzuar në stacionin e policisë në Ferizaj.”
Në kuletë kishte 321.95 euro të cilat i janë kthyer pronarit.
“Pas procedurave të verifikimit të pronarit, në prani të policisë, pronarit i kthehen paratë 321.95 euro. Me këtë rast Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj e ka falënderuar qytetarin A.Zejnullahu për gjestin e tij human dhe shembullorë me rastin e dorëzimit të portofolit të gjetur në stacionin e policisë.”
#gjeti #kuletën #më #shumë #euro #në #të #qytetari #në #Ferizaj #dorëzon #në #Polici
gazetablic.com