Aktualitet

Meta sulmon Dumanin: Do jem gjithmonë këtu! Shtëpi, vila… sekuestrojini! SPAK-u tarallaku ta harrojë PL. Do vendos një krevat në…!

Edhe në mbledhjen e komitetit drejtues të PL-së, Ilir Meta ka sulmuar Prokurorinë e Posaçme (SPAK).

“Për SPAK tarallakun se mos i ka ngelur hatri njeriu kam këtë mesazh. Ilir Meta është këtu e do jetë gjithmonë këtu. Edhe në ‘92 kur e thërrisnin çdo javë për të ikur për tu larguar jashtë vendit që të mos arrestohej përgjigja ishte pse prisni një javë ju ja ku më keni. Bëjeni punën dhe madhëria ju  falenderon.

Më thirri mua një prokuror më erdhi fletëthirrja. Edhe e kishte lënë derën hapur ai Lona. Edhe tha sekretarja hyni. Ai si figurë e madhe pas ishte dritarja edhe bënte sikur nuk kuptonte me poza ke parasysh ti, prokuror i jashtëzakonshëm…

SPAKU torollaku te hetojë këtë të dojë, Metën e cilin të doje. SPAKU torollaku duhet të kuptojë që nuk mund të përdore njerëz të dobët, në PL, të cilëve mund tu ketë sekuestruar celularë, letra e ku di unë dhe ti përdore ata kundër PL dhe kundër Ilir Metës.

Shtëpi e vila të shkojnë ti sekuestrojnë. S’ka problem, po ta shoh situatën keq do ve një krevat të shtëpia e nënë Selvisë, plus që kemi selinë.

Florinjtë e Ilir Metës, e ka thënë Tedi. Ku janë Tedi florinjtë? Shtëpi vila, le ti sekuestrojnë të gjitha. Do vë një krevat te shtëpia e nënë lirisë. Ose te Partia e Lirisë. Por PL ta harrojë SPAK-u torallaku. Se i bëhet ajo që bëhet shembull në të gjithë botën. Italia kishte Antonio Di Pietron. E dini ça ishte Di Pietro, hajdutë tenderash… Siç i përdorte Nano disa hajde ti biem Metës… Ne jemi për reformën në drejtësi që arreston Edi Ramën. Atë e ka paralajmëruar drejtori i prokurimeve”, tha Meta./m.j

 

 

#Meta #sulmon #Dumanin #jem #gjithmonë #këtu #Shtëpi #vila.. #sekuestrojini #SPAKu #tarallaku #harrojë #vendos #një #krevat #në
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button