Kryemadhi: Po shkërmoqet imazhi i Ilir Metës, kryetari është lider jo roje selie (Ish-Presidenti shpërthen në të qeshura)

Gjatë Komitetit Drejtues të Partisë së Lirisë Monika Kryemadhi ka deklaruar se imazhi i Ilir Metës po shkërmoqet, teksa ky i fundit ishte jo më larg se disa metra nga foltorja ku ajo po fliste.
Megjithatë kjo deklaratë u prit me humor nga Meta, i cili nuk arriti të fshihte buzëqeshjen e fortë ndaj deklaratave të bashkëshortes së tij, me të cilën ka pasur disa përplasje në distancë gjatë daljeve në media javën e fundit.
Kanë dhimbje si shohin një burrë shteti që firmos një letër paçavure të ndërtuar mbi bazën e një administratori godine, kryetari i Partisë nuk është administrator godine, por lider që drejton opozitën në fitore për të rrëzuar regjimin e Edi Ramës dhe Erion Velisë”, deklaroi deputetja e PL, Monika Kryemadhi./m.j
#Kryemadhi #shkërmoqet #imazhi #Ilir #Metës #kryetari #është #lider #roje #selie #IshPresidenti #shpërthen #në #të #qeshura
Java News