Aktualitet
Lëvizte i armatosur, arrestohet vlonjati (VIDEO)

Policia e Vlorës ka arrestuar një person, i cili lëvizte i armatosur në qytetin e Vlorës.
Në kuadër të operacionit “Strike 10”, u vu në pranga shtetasi F. P., 34 vjeç, banues në Vlorë.
Gjatë operacionit, në lagjen “Uji i Ftohtë”, shërbimet e Policisë kanë ndaluar automjetin me drejtues shtetasin F. P., të cilit gjatë kontrollit fizik i kanë gjetur 1 armë zjarri pistoletë me krehër me municion luftarak, që e posedonte pa leje.
Pistoleta dhe automjeti i 34-vjeçarit u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
#Lëvizte #armatosur #arrestohet #vlonjati #VIDEO
Java News