Aktualitet

Begaj takon të dërguarën e DASH në Afganistan: Shqipëria nuk ofron vetëm strehë, por edhe mundësi për…

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, priti sot në një takim zyrtaren e Departamentit Amerikan të Shtetit Rina Amiri, e Dërguar Speciale e SHBA-së për gratë, vajzat dhe të drejtat e njeriut për Afganistanin.

Presidenti Begaj i shprehu zyrtares së Departamentit të Shtetit falënderime për angazhimin e saj dhe të Shteteve të Bashkuara në mbrojtjen e të drejtave të njeriut për gratë dhe vajzat jo vetëm në Afganistan, por edhe për avancimin e një agjende globale për përfshirjen e grave në proceset e paqes.

Gjatë bisedës, u vlerësua hapja e dyerve nga Shqipëria për të pritur afganët e larguar nga vendi dhe për trajtimin e tyre me dinjitet.

Ne nuk ofrojmë vetëm strehë, por dhe mundësi për ata që duan të ndërtojnë një të ardhme këtu”, – theksoi Presidenti Begaj, i cili garantoi se Shqipëria si anëtare e Këshillit të të Drejtave të Njeriut në OKB, si dhe do të jetë mbrojtëse dhe promovuese e të drejtave të njeriut.

/a.r

#Begaj #takon #të #dërguarën #DASH #në #Afganistan #Shqipëria #nuk #ofron #vetëm #strehë #por #edhe #mundësi #për..
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button