Aktualitet
“Ky Celibashi i famshëm”, Alibeaj reagon ashpër ndaj KQZ-së: Janë bërë të gjithë bashkë kundër Partisë Demokratike

Enkelejd Alibeaj tha në “Now me Erla Mëhillin” se KQZ me në krye Ilirjan Celibashin ka sulmuar Partinë Demokratike.
Ai theksoi se para zgjedhjeve situata e tyre duhet të ishte më e normalizuar ndërkohë që nuk ka pasur as fonde, as seli e gjithashtu janë “sjellë vërdallë” nëpër gjykata për një kohë të gjatë.
“Me seli të zaptuar, pa fonde, një vit e ca të goditur, të sjellë vërdallë nëpër gjykata me një KQZ, me këtë Celibashin e famshëm që edhe kur mbaroi gjyqi s’donte ta regjistronte Partinë Demokratike. E kuptoni çfarë sulmi dhe agresioni është duke u bërë ndaj Partisë Demokratike? Kjo që po ndodh është që janë bërë të gjithë bashkë kundër Partisë Demokratike, për një arsye fare të thjeshtë,” – u shpreh Alibeaj