Aktualitet

Tirana mirëpret Konferencën e Interpolit, Balla: Shqipëria është kthyer në kryeqytetin e Ballkanit

Tirana do të jetë mikpritëse e konferencës rajonale evropiane të Interpolit në datat 11–13 qershor 2024. Drejtuesit e të gjitha Ministrive të Brendshme dhe të Policive të Shtetit të vendeve të Evropës do të mblidhen në kryeqytetin e Shqipërisë.

Lajmi u bë i ditur nga ministri i Brendshëm, Taulant Balla, i cili tha se tashmë Shqipëria është kthyer në kryeqytetin e rajonit të Ballkanit duke mirëpritur samite të rëndësishme.

“Shqipëria do të mirëpres konferencën rajonale evropaine të Interpol në datat 11-13 qershor në Tiranë. Ky është një vlerësim për Shqipërinë dhe për rezultatet e mira të arritur nga Policia e Shtetit kundër krimit të organizuar dhe pandëshkueshmërisë. Ky është një moment që natyrshëm do të shërbejë edhe për mirëpritur në Shqipëri drejtuesit e Ministrive Të Brendshme dhe drejtuesit e Policive të Shtetit të të gjithë vendeve të Evropës dhe do të shërbejë për forcimin e bashkëpunimit bilateral me të gjitha policitë e vendeve evropiane. Shqipëria është kthyer në kryeqytetin e Ballkanit ku mirëpret edhe samitet e BE dhe samitet e procesit të Berlinit dhe këtë herë edhe të Interpol”, tha Balla.

Një tjetër vendim i qeverisë ishte dhe aplikimi online për marrjen e licencimit të bizneseve që tregojnë lëndë piroteknike dhe rritja e kushteve të sigurisë për magazinim e tyre.

“E dyta ka të bëjë me shqetësimin e qytetarëve ku policia e shtetit vijon të marrë ankesa nga qytetarët lidhur me përdorimin në mënyrë të parregullt të lëndëve piroteknike. Sot miratuan rregulla të reja për mënyrën e pajisjes me licencë dhe me sigurinë lidhur me magazinim e lëndëve piroteknike. Aplikimet do të jenë online për licencimin dhe do të lehtësohet procedura”, tha Balla.

#Tirana #mirëpret #Konferencën #Interpolit #Balla #Shqipëria #është #kthyer #në #kryeqytetin #Ballkanit
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button