“Legen, palaço, pengmarrës”, Londra reagon për sulmet e Metës: Mbështesim fuqishëm Dumanin dhe SPAK

Pas sulmeve të Ilir Metës ndaj Altin Dumanit dhe SPAK ka ardhur edhe reagimi i ambasadës britanike në Tiranë.
Ambasadori Alastair King-Smith shpreh mbështetjen e fortë për organin e akuzës në përpjekjet e tij për të siguruar llogaridhënien dhe për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë.
“Ambasadori britanik, Alastair King-Smith përsëriti mbështetjen e fortë të Mbretërisë së Bashkuar për Prokurorinë e Posaçme të Shqipërisë, SPAK dhe përpjekjet saj jetike për përmirësimin e llogaridhënies dhe për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë në interes të të gjithë qytetarëve shqiptarë.
Ambasadori konfirmoi në takimin e përbashkët të donatorëve të SPAK, javën e kaluar, angazhimin e Mbretërisë së Bashkuar për të ofruar asistencë shtesë dhe ngritjen e kapaciteteve për punën e SPAK, në përputhje me Memorandumin e Mirëkuptimit të nënshkruar nga kryeprokurori i posaçëm, Altin Dumani dhe Agjencia Kombëtare kundër Krimit (NCA), si dhe hetimet e përbashkëta me agjencitë e tjera ligjzbatuese të Mbretërisë së Bashkuar” – thuhet në reagim.
Më herët, të njëjtin qendrim mbajtie dhe ambasada amerikane. Ndërkohë që Ilir Meta iu drejtuar kreut të SPAK dje dhe sot me fjalor të ulët duke e cilësuar si “palaço, legen dhe pengmarrës”.
/a.r
#Legen #palaço #pengmarrës #Londra #reagon #për #sulmet #Metës #Mbështesim #fuqishëm #Dumanin #dhe #SPAK
Java News