Aktualitet

Strasburg/ Basha: Asambleja e KiE votoi propozimin tim për konfiskimin e aseteve ruse për rindërtimin e Ukrainës

Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës në Strasburg, ka votuar propozimin e kreut të PD Lulzim Basha për konfiskimin e aseteve shtetërore ruse dhe përdorimin e tyre për rindërtimin e Ukrainës.

Lajmin e ka dhënë vetë Basha përmes një videoje në rrjete sociale teksa përshëndet vendimin.

“Të dashur miq ju përshëndes këtu nga aola, nga agora e Parlamentit Europian ku Asambleja Parlamentare sapo ka votuar unanimisht propozimin tim, rezolutën për konfiskimin e aseteve ruse dhe vendosjen e tyre në dispozicion të rindërtimit të Ukrainës. Dhe po kështu rekomandimin që Këshilli i Europës të ngrejë pa vonesë një komision ndërkombëtar të pretendimeve të Ukrainës për dëmet e shkaktuara nga agresioni rus dhe një fond ndërkombëtar për depozitimin e të gjithë aseteve të ngrira ruse, mbi 300 miliardë euro dhe përdorimin e tyre për rindërtimin e Ukrainës. Në këtë takim, në këtë mbledhje të veçantë ka qenë edhe kryetari i Kuvendit të Ukrainës, fjala e të cilit po kështu ka pasur një peshë të jashtëzakonshme”, thotë Basha./m.j

 

#Strasburg #Basha #Asambleja #KiE #votoi #propozimin #tim #për #konfiskimin #aseteve #ruse #për #rindërtimin #Ukrainës
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button