Aktualitet

Çitaku reagon për vrasjen e gruas në Pejë: Situata është alarmante

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku ka reaguar për vrasjes e një grua në Pejë nga bashkëshorti i saj.

Përmes një postimi në Facebook, Çitaku ka thënë se situata në ditët e fundit në Kosovë është alarmante, ngase është shpeshtuar numri i vrasjeve të grave në Kosovë.

Ajo u shprehë e shqetësuar, përderisa ka thënë se nuk po mundet të gjejë fjalë.

“Edhe një grua u vra sot në Pejë. Nga bashkëshorti.

Situata është alramante.

Spo mundem me gjetë as fjalë”, ka shkruar Çitaku në Facebook.

Ndryshe, dyshohet se një grua është vrarë në mëngjesin e sotëm nga bashkëshorti i saj në Pejë.

Zëdhënësi i Prokurorisë në Pejë, Shkodran Nikqi e ka konfirmuar për Tëvë se i dyshuari është arrestuar.



#Çitaku #reagon #për #vrasjen #gruas #në #Pejë #Situata #është #alarmante
gazetablic.com

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button