Vuçiq paralajmëroi arrestime, i reagon Liga Qytetare Shqiptaro-Amerikane

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka paralajmëruar arrestim të të gjithë atyre që shkelin urdhërin e Republikës së Serbisë, duke thënë se për këtë Prokuroria e Serbisë tashmë është gati.
E pas kësaj deklarate të Vuçiqit ka reaguar Liga Qytetare Shqiptaro-Amerikane, duke thënë se janë të brengosur për këtë që ata e quajtën kërcënim publik dhe siç thanë, për efektet potenciale ndaj shqiptarëve në Luginë të Preshevës.
Kjo ligë u ka bërë thirrje të gjitha organizatave relevante ndërkombëtare për të drejtat e njeriut, si dhe Ambasadës së ShBA-ve në Beograd, të adresojnë këtë situatë që ata e quajtën të tendosur.
“Ky kërcënim publik i Vuciqit vije një ditë pas takimit të Ligës Qytetare me delegacionin nga Lugina e Preshevës në Neë York në përbërje prej Shaip Kamberit, Nagip Arifit, Ardita Sinanit e Ragmi Mustafit. Liga Qytetare Shqiptaro-Amerikane dënon ashpër kërcënimin publik të Vuciqit kundrejt shqiptarëve etnik në Luginë të Preshevës”.
“Ne do të vazhdojmë punën tonë me Anëtarët e Kongresit të SHBA-ve dhe me organizata ndërkombëtare të të drejtave të njeriut në SHBA dhe Evropë për t’u siguruar që shqiptarët në Luginë assesi të mos mbesin në mëshirën e regjimit antidemokratik të Vuciqit. Ne i bëjmë thirrje të gjitha organizatave relevante ndërkombëtare për të drejtat e njeriut, si dhe Ambasadës së SHBA-ve në Beograd, të adresojnë këtë situatë të tendosur”, thuhet tutje në reagim.
#Vuçiq #paralajmëroi #arrestime #reagon #Liga #Qytetare #ShqiptaroAmerikane
gazetablic.com