Ngjarje e paralajmëruara për sot

Ngjarjet për ditën e sotme:
09:30
Në shënim të Ditës memoriale të të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë, kryeministri Albin Kurti bën nderime te memoriali “Heroinat”. (Memoriali “Heroinat”, Prishtinë)
10:00
Lëvizja Vetëvendosje mban mbledhjen e 54-të të Këshillit të Përgjithshëm. (Biblioteka Qendrore Universitare, Salla Koncertale)
12:00
Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT), bashkë me organizatat e Platformës “Bëhu Zëri Im”, organizojnë një aktivitet në shënim të 14 Prillit – Ditës Memoriale të të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë. (Te monumenti “Heroinat”)
15:00
Banorët organizojnë protestë për çështjen e rrethrrotullimit dhe lokacionit të tij. (Magjistralja Podujevë – Prishtinë, fshati Gllamnik)
17:00
Presidentja Vjosa Osmani mban konferencë për medie lidhur me Forumin Ndërkombëtar për Gratë Paqen dhe Sigurinë si dhe me rastin e 14 Prillit – Ditës së Mbijetuarve të Dhunës Seksuale. Pjesë e kësaj konference do jenë edhe Vasfije Krasniqi dhe Shyrete Tairi Sulimani. (Te monumenti “Heroinat”)
#Ngjarje #paralajmëruara #për #sot
gazetablic.com