Sulmi i Iranit, Ministria e Jashtme thirrje qytetarëve shqiptarë në Izrael: Për çdo nevojë kontaktoni në…

Ministria e Jashtme e Shqipërisë ka reaguar pas sulmeve me dronë të Iranit ndaj Izraelit. Në një njoftim për shtyp bën me dije se janë në komunikim me ambasadën e Shqipërisë në Izrael, ndërsa u bën thirrje shqiptarëve që jetojnë atje të zbatojnë udhëzimet e sigurisë.
“Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme është në komunikim të pandërprerë me ambasadën e Republikës së Shqipërisë në Izrael si edhe me të gjithë shtetasit shqiptarë, me qëndrim të përkohshëm apo të përhershëm në Izrael. U bëjmë thirrje të ndjekin e të zbatojnë udhëzimet e sigurisë, të bëra publike së fundmi nga autoritetet vendase”, njofton ministria.
Për çdo nevojë të mundshme ministria thosë se të gjithë shqiptarët mund të kontaktojnë në telefon dhe WhatsApp me numrat e kontaktit të ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Izrael: +972 54-904-2813 dhe +972 54-480-6601
/a.r
#Sulmi #Iranit #Ministria #Jashtme #thirrje #qytetarëve #shqiptarë #në #Izrael #Për #çdo #nevojë #kontaktoni #në..
Java News