Aktualitet

Identifikohet dhe gjobitet vozitësi i cili duke bërë vozitje të rrezikshme nuk u ndal në shenjë për ndalje nga policia

Policia e Kosovës në Gjilan njofton se pas veprimeve operative është arritur që të identifikohet vozitësi i cili me 06.04.2024 rreth orës 20:00  ne rrugën e “Gjinolleve” ka vozitur me shpejtësi të vrullshme dhe i njëjti nuk ishte ndalur kur policia i kishte dhënë shenjë ndaljeje dhe kishte ikur në drejtim të pa njohur.

Ndaj të njëjtit, konform ligjit të trafikut rrugor janë shqiptuar dy gjoba për kundërvajtje: Mos respektim i urdhrit të policit dhe vozitje e rrezikshme, nga 150 euro dhe një pikë negative veç e veç.



#Identifikohet #dhe #gjobitet #vozitësi #cili #duke #bërë #vozitje #të #rrezikshme #nuk #ndal #në #shenjë #për #ndalje #nga #policia
gazetablic.com

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button