Aktualitet

Denaj, takim me përpunuesit e qumështit dhe blegtorët. Respektimi i marrëdhënieve kontraktuale mes palëve, siguron paketë mbështetëse më efikase

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj, zhvilloi një takim me përfaqësues të blegtorëve dhe përpunuesve të prodhimeve blegtorale për të gjetur mundësinë e bashkëpunimit mes palëve në atë që është bashkërendim zinxhiri i furnizimit me produkte cilësore të lëndës së parë.

Ministrja Denaj njofton në rrjetet e saj sociale, se rëndësia e bashkëpunimit bazuar në marrëdhënie kontraktuale afatgjatë për të siguruar një produkt shqiptar cilësor ndihmon edhe në sigurimin e një pakete mbështetëse si financiare ashtu edhe fiskale, paketë për të cilën do punojmë së bashku në dy muajt në vijim që ky sektor të ketë mundësinë e zgjerimit dhe respektin financiar mes palëve, sikurse produkti “Made in Albania” e meriton.

“Sot realizuam një hap cilësor përpara, si në komunikim edhe në bashkërendim mes aktorëve, përfshirë edhe institucionet si Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, e cila ka përgjegjësinë për të zhvilluar më tej këtë sektor jetik të ekonomisë”, shprehet ministrja Denaj pas takimit me përfaqësues të blegtorëve dhe përpunuesve të prodhimeve blegtorale./m.j

#Denaj #takim #përpunuesit #qumështit #dhe #blegtorët #Respektimi #marrëdhënieve #kontraktuale #mes #palëve #siguron #paketë #mbështetëse #më #efikase
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button