Aktualitet

Turizmi si “Varka e Noes”, kurioziteti po vazhdon, ndaj të gjithë po përpiqen të kapin çastin

Nami i mirë na ka dalë, kurioziteti po vazhdon… ndaj të gjithë po përpiqen të kapin çastin. Hotele, resorte, bujtina, guida e madje vetë bashkitë janë futur në garë për të përfituar nga turizmi…më saktë mundësia që sektori ofron.

“Qëllimi i të qenit këtu sot? Ejani në Pogradec… pushoni në flladin pogradecar duke vizituar të gjitha destinacionet turistike të Pogradecit që janë aq të shumta, liqeni, varret monumentale të Selcës së Poshtme, Ura e Golikut, Guri i Kamjet apo edhe të gjitha atraksionet e tjera që Pogradeci  ofron”, tha Ledjan Zeqollari, Drejtoria e Turizmit, Pogradec.

Çastin po përpiqen ta kapin edhe bashki të vogla, jo fort tradicionale në drejtim të turizmit të cilat po përpiqen të zënë një vend në hartën e madhe të turizmit.

“Më duhet të them që do të jeni dëshmitar që turizmi jo-bregdetar do t’ia kalojë atij bregdetar. Dhe Gramshi bëjë pjesë te kjo kategori. Me atraksionet malore që ka, që nga Ujëvara e Sotirës, Kanioni i Holtës, Shpella e Kabashit, Liqeni i Dushkut, pra liqeni i Zambakëve Liqeni i Zi.”

Turistët duan të hanë dhe prodhues të ndryshëm i janë bashkuar Panairit Ndërkombëtar të Turizmit në Tiranë.

“Ne jemi thirrur nga Bashkia Tropojë për të ardhur në këtë panair. Unë jam një ndër grumbulluesit më të mëdhenj të gështenjës. Bëjmë edhe gliko”.

Panairit Ndërkombëtar të Turizmit që zhvillohet në Tiranë ka bërë bashkë edhe aktorë të tregut të turizmit nga Maqedonia e Veriut dhe Kosova.

“Ne kemi ardhur të promovojmë vlerat dhe mundësitë që Ulqini ofron në drejtim të turizmit.”

“Viti i shkuar ishte i mbarë edhe për Kosovën. Këtë vit kemi edhe më shumë pritshmëri nga turizmi”, tha Baki Hoti, Kryetari i Unionit të Turizmit të Kosovës.

Optimizmi gati në eufori për një vit edhe më të mirë, justifikuar nga pritshmëritë për mikëpritur 14 milionë të huaj po nxit bizneset në këtë sektor të investojnë. Të dhënat nga Banka e Shqipërisë tregojnë se kredia e re për të kryen investime në akomodim dhe ushqim në janar arriti në 631.7 milionë lekë, dyfish më e lartë se në po të njëjtin muaj të një viti më parë./a2

#Turizmi #Varka #Noes #kurioziteti #vazhdon #ndaj #të #gjithë #përpiqen #të #kapin #çastin
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button