“Përdhunues! Ke shumë para për të…”, Dani Alvesh përballet me qytetarin kur po kalonte në rrugë

Futbollisti Dani Alvesh u lirua nga burgu, por është i detyruar të përmbushë disa kushte, përtej pagesës së 1 milion euro garanci.
Alves iu desh t’i dorëzonte gjykatës dy pasaportat e tij, spanjolle dhe braziliane, si garanci se nuk do të largohej nga shteti.
Përveç kësaj, braziliani duhet të zbatojë një urdhër ndalimi prej 1000 metrash nga “viktima”, 23-vjeçarja që e denoncoi për përdhunim në një lokal në Barcelonë.
Këtë të premte, më 5 prill, Dani Alvesh ka përmbushur detyrimet e tij dhe ka shkuar në Gjykatën Provinciale të Barcelonës, i shoqëruar nga avokatja e tij Inés Guardiola, për të firmosur dhe vërtetuar se ndodhet ende në vend dhe në dispozicion të gjykatës.
Braziliani është kapur nga kamerat e “Telecinco” dhe dukej shumë i qetë në ecjen nga makina në mjediset e gjykatës.
Ndërsa po kalonte rrugës, një qytetar it ha: O përdhunues… Alvesh, ke shumë para për të përdhunuar, apo jo? Janë para për të përdhunuar dhe për të paguar./m.j
#Përdhunues #shumë #para #për #të #Dani #Alvesh #përballet #qytetarin #kur #kalonte #në #rrugë
Java News