Basha, i shqetësuar në konferencë për shtyp: Jemi para përpjekjeve tinëzare për struktura paralele

Kryetari i PD Lulzim Basha, po mban një konferencë të jashtëzakonshme në selinë e PD.
“Po tentojnë të ndërtojë struktura paralele, ashtu siç po tentohet të krijohen në veri të Kosovës, është e pakuptueshme kur kjo ndodh në një vend që ka detyrime të qarrta të veprojë.
Struktura e parë ishte komisioni për SPAK. Tentativë për të vendosur nën kontroll të vetmen instancë që duket jashtë kontrollit të qeverisë dhe kryeministrit.
E kanë bërë në mënyrë tinëzare, pastaj kanë tërhequr ta zhbëjnë. Pd qëndron kundër çdo përpjekje të kësaj mazhorance me çfarëdo aleatë për të filluar presionet e hapura institucione kundër SPAK.
Ana tjetër e kësaj medalje është paniku që ka filluar ndërsa SPAK po jep rezultate. Inkurajoimi i spak është i plotë dhe mbështetja ndaj spak është e pakusht. E nis me këtë për tu dhënë sinjal të qartë atij dhe atyre që qëndrojnë pas kësaj.”, tha Basha./m.j
#Basha #shqetësuar #në #konferencë #për #shtyp #Jemi #para #përpjekjeve #tinëzare #për #struktura #paralele
Java News