Aktualitet

Reagim i shpejtë, ndihmat ushtarake shqiptare ndaj NATO-s do të menaxhohen nga qeveria

Kohë lufte ndaj, reagimi duhet të jetë duhet të jemi të përgatitur të reagojmë shpejt. Me “retorikën e kërcënimeve” përherë e më tepër në rritje, Ministria e Mbrojtjes propozon disa ndryshime në ligjin “Për kontrollin shtetëror të transferimeve ndërkombëtare të mallrave ushtarake dhe të artikujve e teknologjive me përdorim të dyfishtë.”

“Kompetencat për miratimin e formatit të regjistrit dhe përcaktimin e të dhënave që vlerësohen të nevojshme për t’u regjistruar i jepet Këshillit të Ministrave, duke qenë se Autoriteti i Kontrollit Shtetëror të Eksporteve është autoriteti zbatues për mbajtjen e regjistrit, si dhe për regjistrimin e të dhënave të subjekteve.”

Ministria e Mbrojtjes thotë se propozimi për kalimin e kompetencave të dhënien së armëve dhe municioneve luftarake qeverise dhe jo më Autoriteti i Kontrollit Shtetëror të Eksporteve është konsultuar me institucionet ndërkombëtare.

“Ndryshimet e propozuara janë konsultuar me Departamentin Amerikan të Shtetit dhe ekspertët e tjerë, duke siguruar rekomandime mbi mënyrën e implementimit dhe zbatimit të këtij ligji. Janë zhvilluar gjithashtu takime pranë Zyrës EXBS Departamenti Amerikan i Shtetit, me qëllim konsultimin me ekspertët amerikanë mbi ndryshimet e ligjit”.

Në relacionin e projektligjit të hedhur për Konsultim Publik, konfirmohet që veç anës financiare, Shqipëria ka ndihmuar edhe ushtarakisht Ukrainën.

“Republika e Shqipërisë, me vendim të Këshillit të Ministrave, ka kontribuar në nevojat e vendeve të NATO-s për luftën kundër terrorizmit, si dhe në nevojat e aleatëve në konfliktin në Ukrainë.”

Nisa ligjore e Ministrisë së Mbrojtjes ka marrë dritën jeshile të Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme dhe asaj të Financave. Ndërkohë Ministria e Drejtësia ka bërë disa sugjerime në drejtim të qartësimit të kompetencave që do të ketë qeveria në kontrollin e transferimeve ndërkombëtare të mallrave ushtarake.

/a.r

#Reagim #shpejtë #ndihmat #ushtarake #shqiptare #ndaj #NATOs #të #menaxhohen #nga #qeveria
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button