Vrasja e vëllezërve Haxhia, dënohet me 25 vjet burg Klevis Alla

25 vjet burg ka dhënë këtë të martë gjykata për Klevis Allën, për vrasjen e dy vëllezërve Besmir e Viktor Haxhia, ngjarje e ndodhur në Prill të vitit 2020 në Shën Avlash të Durrësit.
Lajmi bëhet i ditur nga gazetarja Glidona Daci, e cila thotë po ashtu se për këtë ngjarje, i akuzuari tjetër Altin Ndoci mori pafajësi. Me 6 vjet burg u dënua Besmir Xhixha, ndërsa Enver Diva me 5 vjet heqje lirie.
Kujtojmë se Klevis Alla ka marrë statusin e bashkëpunëtorit të drejtësisë. Përvç vrasjes së vëllezërve Haxhia, ai ka dhënë detaje edhe për vrasjen e Dorian Shkozës e Anxhelo Avdiajt, më 2 Mars të vitit 2020 në lagjen 14 në Durrës. Në të dy këto atentate akuzohet Talo Çela dhe Nuredin Dumani.
/a.r
#Vrasja #vëllezërve #Haxhia #dënohet #vjet #burg #Klevis #Alla
Java News